“Google” refuzon sërish të zbatojë “të drejtën për t’u harruar”

Teknologji

“Google” refuzon sërish të zbatojë “të drejtën për t’u harruar”

Më: 24 gusht 2015 Në ora: 00:43

“Google” është urdhëruar nga autoritetet britanike për të hequr linqet e 9 lajmeve në bazë të së “drejtës për t’u harruar”, por deri tani kompania nuk e ka bërë një veprim të tillë.

Në një deklaratë të Zyrës së Komisionerit të Informacionit në Mbretërinë e Bashkuar (ICO) thuhet se fillimisht “Google” ka refuzuar të hiqte linqet, duke mos dhënë një arsyetim për këtë refuzim.

“Kjo është një shkelje e Aktit të Mbrojtjes së të Dhënave. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të gjejnë këto histori me anë të motorit të kërkimit, por kur ato janë në shkelje me të drejtat e personave që preken nga këto lajme duhen fshirë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ICO.

ICO-ja thotë se “Google “duhet të hiqte linqet brenda 35 ditëve, deri në 18 Gusht, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe këto lajme vazhdojnë të gjenden sërish me anë të motorit të kërkimit.

Më parë kompania kishte refuzuar ta zbatonte aktin edhe pas kërkesave të bëra nga autoritetet franceze, edhe atëherë nuk preferoi të komentonte.

“E drejta për t’u harruar” lidhet me të dhënat e parëndësishme dhe të vjetruara, të cilët do të duhen të fshihen nga “Google”, pas kërkesës së individëve që janë të prekur.

Pas vendimit të gjykatës së Bashkimit Europian, në 2014-ën, “Google” njoftoi se do të vlerësonte çdo kërkesë dhe do të balanconte “të drejtat për privatësi të një individi, me të drejtën e publikut për të mësuar dhe shpërndarë informacione”, por deri ka pasur disa refuzime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat