Helmetë me teknologji të lartë për çiklistët

Teknologji

Helmetë me teknologji të lartë për çiklistët

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 00:40

Shpikja më e fundit për sigurinë e çiklistëve është një helmetë e teknologjisë së lartë që bën dritë për ta bërë më të dukshëm personin që i jep biçikletës natën dhe telefonon vetë ambulancën kur rrëzohesh nga biçikleta.

Livall Bling Helmet gjithashtu mund të lidhet me celularin tuaj në mënyrë që të dëgjoni muzikë apo të bëni telefonata pa hequr duart nga timoni.

Kjo helmetë, e krijuar nga kompania kineze Livall Riding, ka sensorë që “kuptojnë” kur çiklisti bie dhe e lidhur me celularin, helmeta njofton menjëherë ambulancën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat