India ndalon pornografinë në internet

Teknologji

India ndalon pornografinë në internet

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 07:42

Qeveria indiane ka nisur “luftën” ndaj pornografisë pasi ka urdhëruar mbylljen e 857 faqeve pornografike në internet.

Në një dokument prej 17 faqesh, qeveria publikoi faqet që duheshin bllokuar për të ruajtur moralin e shtetasve indianë.

Kundër nismës së qeverisë indiane është edhe shkrimtari Chetan Bhagat “Censurimi i pornografisë është kundër lirisë dhe nuk është as një lëvizje e zgjuar politikisht. Nuk duhet ndërhyrë në jetën private të njerëzve”.

Pas Kinës, India është në vendin e dytë në botë, për numrin më të madh të përdoruesve të internetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat