Biçikleta e zgjuar me motor dhe bateri (Foto)

Teknologji

Biçikleta e zgjuar me motor dhe bateri (Foto)

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 19:28

Me këtë shpikje kompania britanike “Gtech” synon të revolucionarizojë kulturën e të lëvizurit me biçikletë në qytet.

Modeli “eBike” ushqehet nga një bateri me litium dhe jon, e njëjtë me atë të telefonave celularë dhe makinave elektrike. Biçikleta duket njëlloj si të gjitha të tjerat, por e veçanta qëndron në faktin se bateria është maskuar brenda një shisheje uji të zakonshme.

Gjithashtu biçikleta ka një motor të vogël të vendosur në boshtin e rrotës së prapme, me anë të të cilit mjeti mund të arrijë shpejtësinë deri 25 kilometra në orë.

Ndryshe nga modelet e tjera të biçikletave të zgjuara, “eBike” nuk ka marshe, ndërsa në vend të zinxhirit të zakonshëm metalik ka një rrip karboni që lidh pedalet me rrotën e pasme. Ndërkohë që motori ndihmon për ngjitjen e maloreve, përdoruesi mund edhe ta fikë e të pedalojë njëlloj një biçikletë të zakonshme.

Bateria e lëvizshme do tri orë për t’u mbushur dhe mban deri në 50 kilometra. Ajo mund të karikohet mbi një mijë herë.

Trupi i biçikletës përbëhet nga aliazh alumini, i njëjti material që përdoret në avionët modernë, çka e bën atë të lehtë në peshë dhe shumë të fortë.

Biçikleta që vjen si në modelin për meshkuj ashtu edhe për femra kushton rreth 1700 stërlina dhe blerësi mund ta rikthejë kundrejt rimbursimit të plotë brenda dy javësh nëse nuk është i kënaqur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat