​“Doku Tech” mbledh në Prizren zbuluesit botërorë të teknologjisë

Teknologji

​“Doku Tech” mbledh në Prizren zbuluesit botërorë të teknologjisë

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 18:25

Qytetarët e Kosovës nuk do të kenë nevojë të kalojnë sa e sa shtete për të takuar njerëzit më të rëndësishëm në botën e teknologjisë.

Fundjavën e ardhshme, ata do t’i kenë në Kosovë. Madje, do të kenë mundësi të dëgjojnë gjithë përvojat që ata kanë pas gjatë jetës së tyre pranë zbulimeve të ndryshme shkencore e teknologjike. Personi që ka filluar ndërtimin e anijes kozmike, gruaja që synon fluturimin në hapësirë, doktori i shkencës në fizikën eksperimentale të grimcave, e zbulues të tjerë të teknologjisë me të cilën njerëzit jetojnë çdo ditë, do të takohen me 8 dhe 9 gusht në Prizren.

Krejt kjo, vjen në “Doku Tech”, program ky që organizohet në kuadër të festivalit “Doku Fest”.

Njerëzit që çdo ditë merren me krijime teknologjike, fundjavën e ardhshme do të shpjegojnë në Kosovë se si ia arritën të bëjnë punën e tyre. Do të flasin për sukseset e dështimet e tyre. Disa do të tregojnë të mirat e zbulimeve teknologjike e disa vështirësitë të cilat ua ka sjellë prodhimtaria e tyre.

Për t’i dëgjuar këta zbulues, pritet të vijnë njerëz të ndryshëm nga rajoni. Organizatori i Doku Tech, Kushtrim Xhakli tregon se vendet për shikues veç kanë filluar të rezervohen.

Por, ata kanë vetëm 250 ulëse, pasi që eventi do të mbahet në oborrin “Lidhjes së Prizrenit”.

Kushtrim Xhakli: Kemi interesim të madh për Doku Tech

“Çdo njëri që regjistrohet në doku tech.ch dhe çdo njëri që ka fatin të jetë në ulëse pasi që kemi shumë interesim të madh dhe i kemi vetëm 250 ulëse, i rekomandoj secilit që të jetë më herët. Participimi është pa pagesë pasi që ligjëruesit që janë të kalibrit të lartë ose vijnë me një shumë që nuk mund ta bëjmë ose e bëjnë pa pagesë. Në këtë rast jemi me fat që I kemi këtu”, thotë Xhakli.

Janë dhjetë ligjërues që do të jenë pjese Doku Tech, e që po vijnë për herë tà « parë në Kosovë.

E për organizatorët nuk qe e lehtë që t’i sjellin në Kosovë. E sidomos, pasi që ata do të ligjërojnë pa pagesë.

Xhakli: ka qenë mjaftë vështirë t’i sjellim ligjëruesit

“Për disa ka qenë tre vjet komunikim, për disa më pak. Është e vështirë pasi që Kosova nuk është në treg europian si vend ku mbahen këto diskutime, mirëpo ja kemi dalë që ta bëjmë atraktive dhe t’i sjellim ata së paku për 24 orë sa do të qëndrojnë këtu”, thotë ai.

Gjatë fundjavës së ardhshme shikuesit do të kenë mundësi të ndjekin historinë e personit që u fut në burg për shkak të ideologjisë së tij që kishte se informatat duhet të shpërndahen pa pagesë.

Gjithashtu, në Prizren do të diskutohet edhe për piratërinë online, se si themelohen ndërmarrjet në fushën e teknologjisë dhe si bëhen ato të famshme.

Ani pse Doku Tech mbledh në Prizren figurat më të njohura të teknologjisë, ky program nuk po merr përkrahje të mjaftueshme nga komuna.

Kushtrim Xhakli: Nuk kemi shumë përkrahje prek komunës

“Nuk kemi përkrahje direkte prej qeverisjes komunale. Kemi pas përkrahje për shfrytëzimin e hapësirës së ‘Lidhjes së Prizrenit’, dhe nuk iu kemi kërkuar më shumë. Do të ishte mirë që të ishte interesimi më I madh dhe komunikimi, mirëpo është viti I dytë dhe shpresojmë që do të shkojmë deri tek një partneritet më I madh dhe më i mirë”, thotë ai.

Eventi po përkrahet nga Ambasada e Amerikane dhe ajo norvegjeze në Kosovë.

Doku Tech do të mbahet me 8 dhe 9 gusht 2015 në Doku Fest në Prizren. Programi ka për qëllim të ofrojë një eksperiencë të veçantë për të gjithë ata që marrin pjesë në të./G.KADRIJA/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat