Ja për çfarë na duhet KeyboardPrivacy

Teknologji

Ja për çfarë na duhet KeyboardPrivacy

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 14:30

Google Chrome sjell risinë e re me emrin KeyboardPrivacy, e cila maskon kohën që ju duhet për të shkruar në tastierë. Do të keni nevojë për këtë maskim, që njihet dhe si periodicitet dhe që është i ngjashëm me gjurmët e gishtave.

Ky është një maksim i nevojshëm, pasi ekzistojnë teknologji të cilat janë në gjendje që të masin karakteristikat tona të shtypjes në tastierë, koha që na duhet për të shtypur një tastë dhe tjetrin, duke përdorur më pas të dhënat tona të profilit, edhe pse ju dëshironi të jeni anonim kur lundroni në internet.

Ky është një opsion që është realizuar nga dy studiues të sigurisë, Per Thorsheim dhe Paul Moore.

Moore është shprehur se qarkullojnë fjalë se bankat britanike po tentojnë në këtë lloj teknologjie, pasi kanë hasur një problem të tillë dhe kërkojnë reduktimin e rrezikut. Këto fjalë u raportuan edhe në media në mars të vitit 2013.

KeyboardPrivacy do të rrisë artificialisht sigurinë teksa ju jeni duke lundruar në internet. Pasi e instaloni, do të vazhdoni të përdorni internetin si zakonisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat