Gjermanët i kërkojnë FB të lejojë pseudonimet

Teknologji

Gjermanët i kërkojnë FB të lejojë pseudonimet

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 18:49

Një mbikëqyrës i privatësisë në Gjermani ka urdhëruar rrjetin social Facebook të lejojë përdoruesit me pseudonime në rrjetin social, – shkruan “Reuters”, një sfidë e drejtpërdrejtë për rregullat “e emrit autentik” të kompanisë.

Në një vendim të marrë të martën, Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave të Hamburgut, thotë se politika e Facebook mbi emrat dhunon ligjin gjerman të privatësisë. “Kompania nuk mund të detyrojë përdoruesit të përdorin identifikimin përmes fotos apo të ndryshojë emrin e profilit pa dëshirën e tyre”, thuhet në vendim.

Facebook është kritikuar shpesh mbi politikat e tij për emrin e vërtetë, ku përdoruesit ankohen se llogaritë e tyre bllokohen apo emrat ndryshojnë pa dijeninë e tyre. Kompania ka qartësuar rregullat e saj në muajin mars, duke thënë se përdoruesit janë të lirë të zgjedhin “identitetin tyre autentik”, emrin që kanë në jetën reale, që mund të mos jetë emri që shfaqet në kartat e identitetit.

Por Facebook u kërkon ende përdoruesve të konfirmojnë emrat e tyre me disa forma identifikimi, që për autoritetet gjermane është dhunim i privatësisë. Në rastin e Hamburgut, një grua që tentoi të përdorë Facebook me pseudonim, u ankua pasi kompania i bllokoi llogarinë, duke i kërkuar një kopje të kartës së identetit, para se të ndryshonin emrin pa lejen e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat