Motorola sjell modelin Moto G

Teknologji

Motorola sjell modelin Moto G

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 08:16

Motorola Moto G është telefoni më i ri i dalë në treg. Telefoni vjen me ekran 5 inç, ai sjell 2GB RAM, por jo të gjitha variantet e këtij modeli. Janë dy opsione prej të cilave mund të zgjedhet – njëri me 2GB dhe tjetri me 1GB RAM.

Më pas, aty është edhe microSD kartela, e cila mundëson zgjerimin e hapësirës së brendshme për 32GB. Procesori i telefonit sjell Snapdragon 410 1.4GHz quad-core dhe Adreno 306 GPU.

Moto G ofron edhe lidhjen për rrjetin LTE, Wi-Fi, Bluetooth dhe GPS, si dhe Android 5.1.1.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat