Zbulohet Lava Pixel V1- telefoni i dytë me programin Android One

Teknologji

Zbulohet Lava Pixel V1- telefoni i dytë me programin Android One

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 09:12

Google krijoi programin Android One për t’iu dhënë mundësi kompanive që të krijojnë pajisje Android të përballueshme për tregjet në të cilat telefonat inteligjentë nuk përballohen nga masa e gjerë. Tani ky program ka hyrë në gjeneratën e dytë dhe ofron harduer më të mirë me një buxhet gati të njëjtë. Sot u prezantua një telefon i ri që është pjesë e këtij programi, Lava Pixel V1.

Telefoni inteligjent ka ekran 5.5 inç me rezolucion 720 pikselë IPS dhe xhamin mbrojtës Asahi Dragontrail. Ai fuqizohet nga procesori Mediatek MT6582 me katër bërthama me shpejtësi 1.3GHz dhe kartën grafike Mali-400MP2 GPU me shpejtësi 500MHz. RAM është 2GB, ndërsa hapësira e brendshme është 32GB dhe mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Kamera kryesore mund të shkrepë foto me rezolucion 13 megapikselë, edhe pse sensori është vetëm 8 megapikselë. Ajo ka lente me hapje f/2.0 dhe ka ngjitur një blic të vetëm LED. Kamera mund të regjistrojë video me rezolucion 1080 pikselë. Në pjesën ballore është një sensor 5 megapikselë me lente me hapje f/2.4 dhe pa blic.

Përmasat e Lava Pixel V1 janë 152.1 x 76.3 x 8.5 mm dhe peshon 135 gramë. Bateria është me kapacitet 2,650mAh, që sipas kompanisë, mund të zgjasë për 20 orë bisedë me rrjetin 2G ose 12 orë me rrjetin 3G. Telefoni kushton 177 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat