OnePlus 2 del në shitje vetëm në faqen e internetit të kompanisë

Teknologji

OnePlus 2 del në shitje vetëm në faqen e internetit të kompanisë

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 01:01

Smartphone OnePlus 2 do të dalë në treg këtë javë, dhe me të, kompania pretendon se ka nxjerrë produktin e parë të realitetit virtual. Por çfarë është OnePlus 2, dhe a duhet ta blejmë?

Sipas The Telegraph, produkti i ri është prodhuar nga fabrika kineze e OnePlus, që nxorri vitin e kaluar paraardhësin e saj, OnePlus One. Ky i fundit u shit për 229 paund me memorie 16 GB dhe 269 paund me memorie 64 GB. Ajo punon me programin CyanogenMod bazuar në Androidin e Google.

Blerësve potencialë u bëhet një ftesë në faqen e internetit të OnePlus para se të blejnë telefonin e ri. Ky është një promocion i quajtur “Smash” për 100 aparatet e para. Njerëzve u kërkohet të shkatërrojnë telefonin që kanë për të blerë një One të ri vetëm për 1 dollarë. Edhe tani, faqja e saj e internetit është e vetmja pikë shitje për këtë pajisje. OnePlus 2 është lançuar në janar të këtij viti.

Të rejat e OnePlus 2
Smartphone do të jetë me dy karta SIM, një sensor për gjurmët e gishtave në butonin e Home. Ai do të ketë dhe 4 GB RAM. Ende nuk ka një çmim zyrtar për të, por mendohet se do të jenë të njëjtat çmime si OnePlus One.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat