Apple kërkon të bashkojë forcat me BMW-në për makinën elektrike

Teknologji

Apple kërkon të bashkojë forcat me BMW-në për makinën elektrike

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 00:27

Revista gjermane “Manager Magazin” ka shkruar të hënën se Apple është shumë e interesuar që të bashkëpunojë me gjigantin BMë për një makinë elektrike.

Sipas revistes gjermane, Apple kërkon që të përdorë trupin e i3, një makinë elektrike e BMW, si bazë për mjetin e tyre. Madje, edhe shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cooka ka qenë në një vizitë te BMW-ja në Leipcig të Gjermanisë para disa muajsh.

Në të vërtetë, që nga muaji shkurt shumë revista teknologjike, duke cituar burimet e tyre, kanë shkruar se Apple është e interesuar në këtë fushë, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Madje, Apple në vazhdimësi ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me makinat elektrike.

Disa media kanë shkruar se qindra punëtorë të Apple tani janë duke punuar për një projekt me emrin e koduar “Project Titan”, që besohet se ka lidhje me makinën elektrike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat