Lamtumirë makthit të videove vertikale në “YouTube”

Teknologji

Lamtumirë makthit të videove vertikale në “YouTube”

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 18:20

Sikleti i të shikuarit të videove vertikale me sfondin e zi në të dy anët nga “YouTube” në telefon së shpejti do të marrë fund.

Kompania bëri të ditur se aplikacioni i ri për telefona do t’i shfaqë më mirë këto lloj videosh.

Videot vertikale së fundi janë përhapur së shumti në internet, veçanërisht pasi të rinjtë i shpërndajnë ato në rrjetin social “Snapchat”.

Përveç kësaj, aplikacioni i ri u mundëson përdoruesve të kenë videot më të fundit të publikuara nga kanalet ku ata janë abonuar si dhe u jep elementë të përmirësuar për të regjistruar video drejtpërdrejtë nga aplikacioni. Aplikacioni i përmirësuar është i disponueshëm për sistemin “Android”, e së shpejti edhe për “iOS”-in.

Më shumë se gjysma e videove në “YouTube” shikohen nga telefonat. Ueb-faqja në pronësi të “Google”-it, që së fundi po ndien presionin e konkurrencës nga “Facebook”-u, bëri të ditur se koha që njerëzit shikojnë videot e tyre rritet me 60% vit pas viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat