Samsung Z3 në Tizen mund të prezantohet gjatë muajit të ardhshëm

Teknologji

Samsung Z3 në Tizen mund të prezantohet gjatë muajit të ardhshëm

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:40

Gjatë ditës së sotme janë bërë të ditura specifikat e modelit të ri të telefonit të Samsung Z3, i cili bazohet në sistemin operativ të kompanisë Tizen. Tani parashihet që pajisja të zyrtarizohet më vonë gjatë këtij muaji.

Samsung do të mbajë ngjarjen e kushtuar zhvilluesve të cilën e ka quajtur Tizen Developer Summit, e cila do të mbahet më vonë gjatë këtij muaji, në Indi.

Pajisja thuhet të ketë procesor katër bërthamësh 1.3GHz, RAM memorie prej 1.5 GB dhe hapësirë të brendshme me kapacitet prej 8GB.

Specifikat tjera të pajisjes përfshijnë ekranin 5 inç në HD me rezolucion prej 1280x720 pikselëve, si dhe kamera prej 8mp (të pasme) dhe 5mp kamerë frontale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat