Google është duke testuar një version të ri të syzeve inteligjente Google Glass

Teknologji

Google është duke testuar një version të ri të syzeve inteligjente Google Glass

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 23:37

Përpara se një kompani të sjellë një produkt teknologjik në treg, më parë kjo pajisje duhet të testohet në laboratorët sekret e autoriteteve të autorizuara ,për dëmet e mundshme që mund ti shkaktojë përdoruesit dhe nëse gjithçka është në rregull atëherë nxirret në shitje.

Së fundmi në këta laboratorë është testuar një pajisje e zotëruar nga Google, e koduar nën emrin A4R-GG1. Ka shumë mundësi që të bëhet fjalë për versionin më të ri të syzeve inteligjente të kompanisë Google Glass.

Të dhënat e publikuara nuk janë shumë të qarta por duke qënë se kjo pajisje nuk është cilësuar as si një smartfon, as tablet ka shumë mundësi që të jenë syze inteligjente. Sipas një raporti të publikuar pajisja nën markën e Google është e pajisur me Bluetooth, Wi-Fi dhe një bateri të rikarikueshme.

Emri i koduar GG1 mund të jetë vendosur qëllimisht për të na konfuzuar por për ne është e qartë se cfarë produkti është Google duke sjellë. Por dhe nëse ky lajm është i vërtetë do të duhet ende kohë përpara se versioni i ri i Google Glass të mbërrijë në treg. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat