Ja si t'i shikoni videot që YouTube i ka ndaluar (Foto)

Teknologji

Ja si t'i shikoni videot që YouTube i ka ndaluar (Foto)

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:49

Për të parë videot e ndaluara nga YouTube në vendin tuaj ekziston një mënyrë që mund të hapen përmes një opsioni në Google Chrome. 'ProxFlow' është një opsion shtesë në Chrome, që ju lejon të keni qasje në faqet e internetit të kufizuara apo të ndaluara, të tilla si YouTube.

Mjafto që ju të instaloni këtë opsion dhe do të arrini që t'i shikoni të gjitha videot e ndaluara në YouTube. Fillimisht, klikoni këtu për t’u transferuar në faqen e shkarkimit të veglës. Më pas, sapo të hapet klikojeni veglën dhe më pas prekeni butonin 'Add to Chrome', për ta shtuar në Chrome.

Pasi ta shtoni atë, një ikonë në formë rrethi të kaltër do të paraqitet në anën e djathtë lartë të shfletuesit. Klikojeni atë për ta aktivizuar dhe zgjidheni YouTube si opsion për të ç’bllokuar të gjitha ndalesat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat