SnapChat sjell risi të shumta në aplikacion

Teknologji

SnapChat sjell risi të shumta në aplikacion

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:27

Përdoruesit e SnapChat me siguri se do të jenë të lumtur me përmirësimet që aplikacioni i famshëm i ka sjell së fundmi.

Mbase ndryshimi më i madh që ka arritur në SnapChat është ai i cili nuk i obligon më përdoruesit ta mbajnë gishtin e tyre në ekran për t’i parë postimet (snaps), dhe ky është një funksion që përdoruesit e kanë kërkuar për një kohë të gjatë tashmë.

Më pas, në versionin e ri të aplikacionit janë shtuar edhe disa masa të sigurisë, përkatësisht autentifikimi me dy hapa në aplikacion, si dhe opsioni Nearby që ua mundëson përdoruesve që në mënyrë të shpejtë ti gjejnë dhe ti shtojnë miqtë e ri në aplikacion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat