Xiaomi shet 35 milionë telefona për 6 muaj

Teknologji

Xiaomi shet 35 milionë telefona për 6 muaj

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 09:49

Prodhuesi kinez Xiaomi ka njoftuar se ka arritur të shesë rreth 35 milionë njësi të telefonave të saj në 6 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 33 për qind.

Xiaomi ka shitur 61 milionë pajisje vitin e kaluar, dhe ndërsa është inkurajuese të shihet se kompania kineze tashmë është në gjysmë të rrugës për ta arritur këtë nivel të shitjeve edhe këtë vit, drejtori i kompanisë Lei deklaroi se qëllimi për vitin 2015 ka qenë për të arritur në 100 milionë njësi të telefonave të shitur.

Xiaomi ka nevojë për të hyrë në tregje të reja për të arritur këtë shifër, dhe kjo është pikërisht ajo që po bën kompania, e cila së fundmi ka filluar me shitjen e pajisjeve të saj mobile në Brazil.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat