Facebook do të lexojë mendimet

Teknologji

Facebook do të lexojë mendimet

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:27

Ka tejkaluar prej kohësh 1 miliard përdorues dhe çdo ditë pasurohet me risi në formë e përmbajtje, por cila është e ardhmja e Facebook, rrjetit më të madh social në botë?

Një ide për këtë e ka dhënë Mark Zuckerberg.

“Një ditë, besoj do të jemi në gjendje të dërgojmë dhe të marrim mendime të plota prej njëri-tjetrit duke përdorur teknologjinë. Mjafton të mendosh diçka dhe miqtë e tu do të njihen me këtë mendim, nëse ti dëshiron ta ndash këtë mendim me të tjerët. Kjo do të jetë teknologjia e fundit e komunikimit”, deklaroi Zuckerberg, duke iu përgjigjur njërës prej mijëra pyetjeve që priti në sesionin e radhës pyetje-përgjigje, të organizuara periodikisht prej tij në rrjetin social.

Mes pyetjeve nuk munguan as ato nga emra të famshëm, si Arnold Schwarzenegger apo astrofizikani Stephen Hawking.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat