Ember, modeli i lakuar i telefonit nga Nokia!

Teknologji

Ember, modeli i lakuar i telefonit nga Nokia!

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 16:26

Një pjesë e marrëveshjes mes Microsoft dhe Nokia vitin e kaluar ka qenë që marka Lumia duhet të jetë ekskluzive për Microsoft dhe që Nokia të mos prodhojë asnjë model të telefonit deri në vitin 2016.

Megjithatë, shumë njerëz mezi po presin të shohin një model të ri të telefonit nga Nokia, ndërsa në anën tjetër po flitet për modele të ndryshme të telefonave që Nokia i ka në përgatitje e sipër.

Së fundmi, njëri prej modeleve të përfolura është edhe Nokia Ember, për të cilin është shfaqur një koncept, i cili pretendon se telefoni do të jetë i lakuar në mënyrë organike.

Versionin më të ri të këtij telefoni e ka shfaqur Eoin Bracken, i cili thotë se koncepti i tij do të jetë gjenerata e re e telefonit të Nokia, i cili do të lakohet natyrshëm.

Trupi i lakueshëm i Nokia Ember vjen me materialin prej polikarboni dhe panelin LCD, i cili shtrihet në të gjitha skajet e ekranit dhe duket se nuk përmban korniza anësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat