Skaneri i dokumenteve Microsoft Office Lens mbërriti dhe në platformën Android

Teknologji

Skaneri i dokumenteve Microsoft Office Lens mbërriti dhe në platformën Android

Më: 28 maj 2015 Në ora: 13:56

Office Lens është një lloj aplikacioni i cili është cilësuar si më impresionuesi ndër aplikacionet e produktivitetit që Microsoft ka sjellë. Bëhet fjalë për një aplikacion në formën e një skaneri portabël i cili është i aftë të skanojë dokumentat tuaja. Që sot e tutje ky aplikacion më në fund është bërë i disponueshëm dhe në platformën Android, shkarkojeni atë në Google Play.

Aplikacioni i jep mundësinë përdoruesve të shkrepin një foto të një dokumenti dhe më pas ai e konverton atë një një skedar në Word, PowerPoint apo PDF. Realisht këtë shërbim e ofrojnë dhe aplikacione të tjera në treg, por Microsoft në Office Lens ka sjellë një integrim më të ngushtë me paketën Office. Office Lens u lancua në platformën iOS muajin që shkoi së bashku me paraqitjen teknike për versionin Android, i cili vetëm tani është bërë i disponueshëm për tu shkarkuar në Google Play. Mos e humbisni. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat