Teknologjia po zëvendëson paranë “cash”

Teknologji

Teknologjia po zëvendëson paranë “cash”

Më: 27 maj 2015 Në ora: 22:42

Paratë “cash” janë drejt zhdukjes. Kjo për shkak të teknologjisë që na jep mundësi të reja për të kryer shkëmbime ose pagesa.

Bjorn Behrendt nga “Mint Payments” ka thënë se së shpejti do të mund të paguani me një "Apple Watch" ose nga "smartphone" juaj. "Nëse ju vjedhin protofolin, ju keni pak mundësi që t’i gjeni paratë ‘cash’, ndërsa nëse ju vjedhin kartën apo celularin mund ta njoftoni bankën dhe llogaria juaj bllokohet”,- është shprehur ai.

Por, cilat janë benefitet e të paguarit përmes teknologjisë? Ata që mbështesin këtë gjë kanë renditur katër arsye kryesore, të cilat mund t'i lexoni edhe ju.

Të shkurton kohë – Një studim i fundit ka treguar se pagesat me kartë ose mënyrë tjetër të shkurtojnë kohë, për ndryshim nga paratë “cash” për të cilat je i detyruar që të presësh edhe kusurin, që ndonjëherë mund të vonohet me minuta.

Më e sigurtë – Shumë njerëz ngrejnë pikëpyetje për sigurimin e kartave ose pajisjeve të vogla ku bëjmë pagesën, por ky sistem ka elementë të sigurisë së një niveli të lartë, e mjaftueshme për t’u mos u shqetësuar ju.

Më e përshtatshme – Nuk keni pse ta mbani mendjen te protofoli, pasi shpejtë do mund të bëni pagesa edhe nga celulari juaj. Kjo do jetë më e përshtatshme, pasi paratë e vogla nuk do ju shqetësojnë në xhepin tuaj.

Më lirë – Nëse një ditë do pushojë së egzistuari paraja “cash”, atëherë ka shumë mundësi që të keni më shumë para edhe ju. Çdo vit qeveritë shpenzojnë qindra miliona për emetimin e monedhave dhe këto para sigurohen nga taksat që paguajmë ne.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat