Zbulohet mënyra e lirë e lëshimit të satelitëve në hapësirë

Teknologji

Zbulohet mënyra e lirë e lëshimit të satelitëve në hapësirë

Më: 26 maj 2015 Në ora: 07:37

Është po kjo arsye e cila ka shtyrë një kompani spanjolle të zhvilloj një sistem satelitor, të quajtur Bloostar. Sistemi përdor balona, jo raketa, për fazën e parë të lansimit.

“75 për qind e shpenzimeve të lansimit raketor ndodhë në 75 sekondat e parë gjatë nisjes.” – ka thënë Jose Lopez-Urdiales, themeluesi I Zero2infinity, kompanisë mbrapa kësaj teknologjie, transmeton Al Jazeera.

Një pjesë e madhe e energjisë e cila nevojitet për ta lëshuar një objekt në hapësirë përdoret për ta ngritur atë objekt nëpër pjesën e ultë të atmosferës e cila është më e dendura.

Nëse e zëvendësojmë lartësinë e 75 sekondave të parë me dicka të lirë, si balonat me helium, shpenzimet dhe dëmtimi i ambientit zvogëlohen drastikisht” – ka shtuar Urdiales.

Bloostar përdor balona heliumi të cilët ngjiten shumë shpejtë në ajër. Këta balona mund të mbajnë peshë deri në 75kg në lartësi prej 20 kilometrave. Më pas balonat lëshojnë një grumbull të raketave unazore, që lëshojnë zjarr për t’a vazhduar ngjitjen e satelitit në orbitë.

Sipas Zero2Infinity, motori i këtyra raketave është I dazjnuar që të jetë më i thjeshtë dhe më i lirë se raketat që përdoren zakonisht.

Bloostar pritet të jetë inovacion me shumë interes për kompanitë e ndryshme, universitetet dhe shtetet e vogla që synojnë të nisen për në orbitë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat