Toka edhe me asteroid

Teknologji

Toka edhe me asteroid

Më: 24 maj 2015 Në ora: 23:57

Hëna ka rreth katër miliardë vjet që orbiton planetin tonë, por shoqëruesi besnik mund të mos jetë më i vetëm.

Një objekt hapësinor i quajtur 2014 OL339, po sillet sikur të ishte “Hëna e dytë e Tokës”.

Asteroidi 150 metra i gjerë orbiton rreth diellit gjithashtu për një vit, dhe është aq pranë Tokës sa duket si një satelit.

Objekti u zbulua rastësisht më 29 korrik nga astronomi Farid Char i universitetit kilian të Antofagasta.

Sipas gazetares shkencore Rebecca Boyle objekti 2014 OL339 udhëton pranë planetit tonë prej rreth 775 vjetësh dhe besohet ta bëjë këtë edhe për 165 vitet e ardhshme.

Orbita e tij është në formë eliptike dhe i nevojiten 364.92 ditë për të përfunduar orbitën rreth diellit, duke treguar ngjashmërinë e orbitën e Tokës. Kjo mund të ndodhë kur dy trupa qiellorë ushtrojnë influencë gravitacionale me njëri-tjetrin për shkak të orbitave të ngjashme.

Për shembull, Plutoni e Neptuni kanë një rezonancë të orbitave prej 2:3, që do të thotë se për çdo dy herë që Plutoni ka orbituar diellin Neptuni e ka bërë tre herë.

Teksa ndiqet nga teleskopë të fuqishëm nga Toka OL339 duket se orbitën rreth Tokës së bashku me disa shkëmbinj hapësinorë që kanë rënë gjithashtu në orbitë. Më i famshmi prej këtyre të fundit është 3753 Cruithne, një asteroid prej 5km i zbuluar në vitin 1986.

Planeti ynë ka një numër mini-hënash që preken nga fusha gravitacionale dhe orbitojnë për një periudhë të shkurtër kohe, përpara se të marrin përsëri rrugën e tyre si asteroidë të lirë.

Në vitin 2012, një grup i Universitetit të Havait llogariti mundësinë që Toka të ketë më shumë se një Hënë. Ata simuluan kalimin e 10 milionë asteroideve dhe çuditërisht arritën në konkluzionin se duhet të ketë të paktën një asteroid që orbiton Tokën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat