“Bli” edhe në YouTube...

Teknologji

“Bli” edhe në YouTube...

Më: 24 maj 2015 Në ora: 20:59

Pas vendosjes së butonit “Buy” në faqen e vetë të kërkimit, gjiganti Google do të bëjë "pazar" edhe me përdoruesit, teksa shikojnë video në YouTube.

Kompania ka fuqizuar publicitetin që shfaqet para filmimit, duke u lejuar bizneseve të vendosin detaje të produkteve dhe butonin “bli”. Kjo lëvizje mund të jetë një provë e përgjithshme në kuadër të publikimit të tastit “Bli” edhe në motorin e kërkimit.

Sipas asaj që shkruan Google në blog, publicitetet e reja janë mbledhur nga disa biznese, si Sephoa dhe Wayfair. Vetë bizneset vendosin nëse do të nxjerrin detaje dhe foto të produkteve apo thjesht të shkruajnë “Kliko për të blerë”, për t'i çuar blerësit potencialë në kanalin e shitjes online.

Për YouTube, kjo nuk është e vetmja risi: platforma tani konsiston në “streaming live”, me 60 frame në sekondë, duke konkurruar Twitch, platformën e Amazon të përdorur për transmetimin direkt në web të turneve të video-lojërave dhe ndeshjet e një video-lojëtari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat