Facebook Messenger me një risi për video-thirrjet

Teknologji

Facebook Messenger me një risi për video-thirrjet

Më: 21 maj 2015 Në ora: 17:53

Facebook Messenger ka sjellë luftë kundër platformës rivale, Skype, duke e “larguar nga loja” funksionin e saj për video thirrjet në mbarë botën.

Përdoruesit e iOS dhe Android tani mund të bëjnë video thirrjet në 18 shtete të ndryshme, duke përditësuar versionin më të fundit të këtij aplikacioni.

“Ne jemi të lumtur për të ndarë me ju atë që kemi arritur këtë aftësi globale, me përjashtim të disa shteteve, sepse ende jemi duke punuar që të përmirësojmë cilësinë për ta”, ka thënë kreu i Facebook Messenger, David Marcus, transmeton Koha.net.

“Sigurohuni që të merrni versionin e fundit dhe më të madh për iOS dhe Android, provojeni njëherë, dhe si gjithmonë…na tregoni si mund ta bëjmë edhe më të mirë për ju”, ka shtuar ai.

Për ta përdorur këtë funksion, të dy përdoruesit duhet të kenë versionin më të fundit të aplikacionit Facebook Messenger.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat