Telefonat më të mirë të vitit 2015

Teknologji

Telefonat më të mirë të vitit 2015

Më: 20 maj 2015 Në ora: 18:06

Në listën e telefonave të mençur mobil janë pothuajse të gjitha modelet e telefonave të cilët ia vlen t’i keni.

Prandaj nëse jeni duke planifikuar ta blini një telefon të ri, kjo listë është e rëndësishme për ju.

Këtu janë përfshirë edhe modelet më të fundit sikurse Microsoft Lumia 640, Huawei P8 dhe LG G4.

Për shembull, P8 është një model me shumë stil dhe kamerë të mirë, i cili kushton shumë më pak sesa rivalët e tij në treg. Ndërsa, LG G4 është pasardhësi i modelit të suksesshëm LG G3, i cili sjell përmirësime të mira.

Modelet më të mira të telefonave mesatar dhe atyre fillestar

Motorola Moto E 2 2015 – Kushton rreth 109 funta, pa kontratë me operatorët dhe për këtë çmim sjell ekranin me 4.5”, rrjetin 4G dhe bateri shumë të mirë. Në fakt është telefoni më i lirë dhe më i mirë Android që ju mund ta blini sot, për këtë shumë parash.

Microsoft Lumia 640 –Kushton 139.99 , pa kontratë me operatorët, dhe i njëjti ka ekranin me 5”, dizajnin e bukur, kamerën e përdorshme dhe dizajnin e mirë. Edhe një opsion tjetër i lirë dhe i mirë.

Moto G 2014 – Kushton 139.99, pa kontratë me operatorët. Ofron ekranin me 5”, rrjetin 4G dhe bateri shumë të mirë.

Huawei Ascend G7 – Kushton 199 funta, pa kontratë me operatorët. Ofron ekranin me 5.5”, kamerë të mirë dhe bateri edhe më të mirë.

Honor 6 – Telefon me ekranin prej 5”, me performancë tepër të mirë.

LG G3 – Kushton 285 funta, pa kontratë. Sjell ekranin me 5.5” në QHD.

Huawei Ascend Mate 7 – Kushton 399 funta, për ekranin me 6”. Është një opsion shumë i mirë si fablet, nëse nuk doni të paguani shumë për ta pasur një të tillë.

Telefonat e mençur të avancuar

Huawei P8 – Kushton 359 funta dhe ofron një super kamerë. Del në shitje më vonë gjatë muajit, dhe është një model që duhet ta konsideroni.

Samsung Galaxy Note 4 – Për 479 funta ju mund ta keni fabletin kryesor në treg, me ekranin prej 5.&”, lapsin digjital dhe cilësinë QHD.

LG G4 – Për 530 funta ju merrni ekran të mirë, kamerë të shpejtë dhe mundësinë e zgjedhjes së variantit me lëkurë në pjesën e pasme të telefonit.

iPhone 6 – Mbreti i tregut, iPhone kushton 539 funta, dhe për këtë kosto ju merrni ekranin me 4.7”, performancë të jashtëzakonshme dhe skaner digjital për hapjen e telefonit me gisht. Por këtë model mbase duhet ta ndërroni për disa muaj, kur të vijë versioni më i ri i iPhone.

HTC One M9 - Kushton 579.99 funta pa kontratë me operatorët. Telefoni i HTC'së ofron ekranin me 5”, dizajn tërësisht të metaltë, softuerë të mirë dhe kamerë mesatare.

Samsung Galaxy S6 –Kushton 599.99 funta, por ju do ta keni mbase telefonin më të mirë të vitit, që sjell ekranin me 5.1” me QHD AMOLED.

iPhone 6 Plus – Kushton 619 funta, por ofron ekranin me 5.5”, dhe jetëgjatësi të përkryer të baterisë.

Samsung Galaxy S6 Edge – Kushton 695 funta, ofron ekranin e lakuar me 5.1”, super-dizajn dhe karakteristika dhe performancë absolute.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat