Emërtimi Skype mund të ngatërrohet me Sky TV, thotë një vendim i gjykate Europiane

Teknologji

Emërtimi Skype mund të ngatërrohet me Sky TV, thotë një vendim i gjykate Europiane

Më: 7 maj 2015 Në ora: 11:03

Një gjykatë Europiane ka rritur në përfundimin se shërbimi popullor i thirrjeve audio dhe video Skype në pronësi të Microsoft ka një emërtim të ngjashëm me platformën Sky TV dhe si rezultat mund të shkaktojë konfuzion.

Vendimi i gjykatës ndalon Microsoft nga përdorimi i emërtimit Skype dhe logos në ngjyrë blu në vendet Europiane. Kjo është hera e dytë që shërbimet e Microsoft preken nga një problematikë e ngjashme ku herën e parë e pësoi shërbimi cloud SkyDrive, që sot quhet OneDrive.

Microsoft tha se ka në plane të apelojë vendimin. Kompania amerikane nuk mund ta rregjistrojë Skype si një markë por vendimi nuk e ndalon atë të përdori emërtimin Skype.

Në Qershor të 2013 një gjykatë Amerikane detyroi kompaninë Microsoft të hiqte dorë nga brendi SkypeDrive. Përfundimisht u detyrua që të riemërtonte shërbimin cloud nga SkyDrive në OneDrive në 2014. Por ndodhia e fundit mund ti çojë gjërat më larg sepse platforma televizive Britanike Sky mund të padisë në gjykatë Microsoft për përdorimin e fjalës “sky” duke kërkuar edhe dëmshpërblim. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat