Microsoft Surface Pro 4 prezantohet këtë muaj?

Teknologji

Microsoft Surface Pro 4 prezantohet këtë muaj?

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:33

Ka ardhur koha që njerëzit të fillojnë të pyesin për pasuesin e tabletit të famshëm, Surface Pro 3. Dhe me sa duket, Microsoft është duke bërë përgatitjet e fundit për prezantimin e këtij modeli të ri të tabletit.

Microsoft së fundi ringjalli linjën e saj të tabletëve Surface me modelin e fundit, Surface Pro 3 dhe natyrisht shumë njerëz kanë filluar të pyesin për planet e kompanisë amerikane për nisjen e modelit të ri të tabletit – Surface Pro 4.

Nëse raportet mediale janë për t'u besuar, atëherë thuhet se Microsoft është duke e planifikuar lansimin e pasardhësit të Pro 3, përkatësisht modelit Surface Pro 4 i cili mund të vijë këtë muaj.

Microsoft ende nuk i ka zbuluar planet e saj për tabletin dhe pse në konferencën e saj të fundit që e mbajti javën e kaluar, kompania nuk foli për ndonjë pajisje të re, konkretisht.

Sipas thashethemeve të shumta thuhet se Surface Pro 4 do të pajiset me procesorin e ri të Intel Core i-series, dhe do të vijë me një dizajn edhe më të hollë sesa modeli paraprak.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat