Me Windows 10, Microsoft po i jep lamtumirën Windows Media Center

Teknologji

Me Windows 10, Microsoft po i jep lamtumirën Windows Media Center

Më: 3 maj 2015 Në ora: 23:50

Microsoft e kishte ndërprerë zhvillimin e Windows Media Center por gjithsesi kompania solli një version me anë të një përditësimi në Windows 8. Gjigandi i softuerit ka vendosur që mos të ofrojë Windows Media Center në Windows 10. Microsoft e konfirmoi këtë lajm gjatë një interviste me ZDNet.

Ky nuk është një veprim surprizues pasi kohët e fundit Windows Media Center po merrte akoma më pak vëmendje si nga publiku por dhe nga vet kompania e cila nuk po e zhvillonte atë më tej. Microsoft prezantoi Windows Media Center në vitin 2001 si një version individual i Windows XP.

Ky softuer ishte dizenjuar për tu përdorur si një luajtës i muzikës apo videove në ekran të plotë, gjithashtu shfaqte dhe kanale televizivë. Një grup zhvillues krijuar një version të posaçëm të Windows Media Center për tu përdorur si një televizor por gjithsesi kjo platformë kurrë nuk arriti të përhapej aq shumë sa Microsoft të vazhdonte ta përditësonte atë.

Windows Media Center karakterizohej nga një buton jeshil nga i cili mund të aksesohej ndërfaqja dhe nga një pult komandues.

Së fundmi Microsoft është fokusuar tek televizori dhe funksionalitet zbavitëse përmes Xbox One. Në vitin 2013 kompania shiti tek Ericsson biznesin e saj Mediaroom IPTV.

Në atë moment Microsoft deklaroi se do ti dedikonte Xbox çdo gjë që ka të bëjë me televizorin. Mund të themi se konsola e lojrave të Microsoft ka zgjeruar funksionalitetet e saj kohët e fundit.

Por nëse ju jeni ende një adhurues i Windows Media Center atëherë duhet të përdorni sistemet e hershme të Windows pasi Windows 10 nuk jua lejon këtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat