Bateri të reja për makinat elektrike (Video)

Teknologji

Bateri të reja për makinat elektrike (Video)

Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:44

Një lëvizje e vetme do të mund të ndihmojë në transformimin e infrastrukturës së energjisë në botë.

Premtimin e ka bërë Elon Musk, drejtori i “Tesla Motors”, i cili njoftoi se kompania që ai drejton do të ndërtojë bateri që ruajnë energjinë diellore dhe shërbejnë si sisteme mbështetjeje për konsumatorët gjatë ndërprerjes së energjisë.

Kompania amerikane e motorëve do të shesë njësi prej 7 kilovatësh në orë për rreth 3000 dollarë dhe njësi prej 10 kilovatësh në orë, për 3500 dollarë.

“Deutsche Bank” deklaroi se, shitja e këtyre sistemeve të ruajtjes së baterive, mund të sjellë 4.5 miliardë dollarë për kompaninë “Tesla”.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat