Makina Tesla Model S mund të kontrollohet nga Apple Watch (Video)

Teknologji

Makina Tesla Model S mund të kontrollohet nga Apple Watch (Video)

Më: 3 maj 2015 Në ora: 13:53

Është zhvilluar një aplikacion për Apple Watch që ndihmon përdoruesit e makinave Tesla Model S të kontrollojnë automjetet nëpërmjet orës së Apple-it. Aplikacioni i quajtur “Remote S” është zhvilluar nga Allen Wong.

Aplikacioni mund të kryejë një kryejë një sërë funksionesh, si të ndezë dritat e makinës, të hapë apo mbyll dyert, mund të kontrollojë pjesën e sipërme të makinës, të ndryshojë temperaturën brenda në makinë dhe të kontrollojë baterinë e makinës. Aplikacioni do të lejojë gjithashtu përdoruesit e Apple Watch që të ndezin makinën.

Remote S nuk është certifikuar akoma, megjithatë është paraqitur tek Apple App Store për aprovim. Apple Watch është tani në shitje, ku çmimi fillon nga 349 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat