Micromax Canvas Laptab- tablet dhe laptop njëkohësisht

Teknologji

Micromax Canvas Laptab- tablet dhe laptop njëkohësisht

Më: 2 maj 2015 Në ora: 07:05

Kompania indiane Micromax prezantoi pajisjen e saj të parë hibride laptop/tablet, e quajtur Canvas Laptab. Pajisja në fillim do të operojë me sistemin Windows 8.1 dhe më vonë do të përditësohet me sistemin Windows 10.

Canvas Laptab është një pajisje me parametra mesatarë, si:

Ekran 10.1 inç me rezolucion 1280×800 pikselë
Procesori Intel Atom Z3735F me katër bërthama me shpejtësi 1.33 GHz
2GB RAM
32GB hapësirë të brendshme, mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.
Kamera 2 megapikselë në anën e pasme dhe ballore
Bateri me kapacitet 7700mAh që do të zgjasë për 10 orë
Një nga veçoritë kryesore të Canvas Laptab është se përveç lidhjes Wi-Fi mbështet edhe rrjetet 3G/GSM. Pajisja 2 në 1 do të shitet nga Amazon India duke filluar nga 6 maji për 236 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat