A3900 telefoni më i ri nga Lenovo

Teknologji

A3900 telefoni më i ri nga Lenovo

Më: 1 maj 2015 Në ora: 18:49

A3900 është telefoni më i ri i sjellë nga Lenovo. Kjo është një pajisje që fuqizohet nga procesori MediaTek MT6752 me tetë bërthama me shpejtësi 1.2GHz, dhe përmban ekran 5 inç me rezolucion 480 x 854 pikselë. Ai ofron 512MB RAM, 4GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, dhe bateri me kapacitet 2300mAh.

Ai operon me sistemin Android 4.4 me ndërfaqen Vibe UI të kompanisë kineze. Lenovo A3900 ofron lidhjet 3G, 4G, Wi-Fi, Bluetooth dhe OTG. Pritet që telefoni të kushtojë 80 dollarë dhe shitet në faqen ueb të kompanisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat