LG prezanton telefonin inteligjent, LG G4 (VIideo)

Teknologji

LG prezanton telefonin inteligjent, LG G4 (VIideo)

Më: 28 prill 2015 Në ora: 21:01

Gjiganti korean i teknologjisë lançoi sot zyrtarisht modelin më të ri të telefonit të shumëpritur, LG G4. Ashtu siç ishte parashikuar, G4 sjell përmirësime të shumta nga versioni i mëparshëm, G3.

LG G4 ka një sistem operativ Android 5.1 Lollipop me ekranin prej 5.5-inç në Quad HD (2,560 x 1,440 piksel). Procesori i telefonit është Snapdragon 808 me 3GB RAM dhe kujtesë 32GB.

Kamera e telefonit është tejet e fuqishme, 16MP dhe sjell f/1.8: mund të bëjë fotografi edhe me dritë më të ulët, pa nevojën e ndriçuesit LED.

LG ka shtuar edhe kontrollin manual në softuerin e kamerës për shkrepje më profesionale, ndërsa vjen edhe me funksionin RAW, që zakonisht gjendet në kamerat profesionale. LG G4 është modeli i parë i avancuar, i cili vjen i mbështjellë me lëkurë në pjesën e pasme.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat