Hakerët mund të shkaktojnë edhe përplasje të trenave

Teknologji

Hakerët mund të shkaktojnë edhe përplasje të trenave

Më: 27 prill 2015 Në ora: 15:34

Pasi prekën majat me sulmet kibernetike tek sistemet SCADA, hakerët janë duke shikuar për të arritur edhe më lartë. Edhe pse aktualisht është vetëm një supozim, përplasja e trenave është një gjë të cilën hakerët mund ta bëjnë.

Ekspertët e sigurisë në internet kanë paralajmëruar se një sistem hekurudhor me teknologji të lartë që është duke u testuar në Angli ka mundësi të hakohet nga kriminelët kibernetikë, të cilët më pas mund të shkaktojnë aksidente fatale, transmeton arbresh.info.

“European Rail Traffic Management System”, një sistem digjital që është i dizajnuar të sigurojë linjat hekurudhore është thënë se ka një lëshim në siguri që mund të keqpërdoret nga hakerët.

Eksperti i sigurisë në internet, David Stupple ka thënë se ka në plan të zëvendësoj sinjalet e vjetra të dritave në hekurudha me një sistem digjital që mund të mënjanojë sulmet kibernetike.

Stubble ka theksuar gjithashtu se qeveria duhet të ketë frikë nga këto kërcënime të mëdha që në shumë raste vijnë nga brenda. Pra, sistemi i sigurisë është i mbrojtur shumë ndaj sulmeve kibernetike nga hakerët, por rrëziku më i madh vjen nga punëtorët brenda qendrave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat