Hakerët rrëzojnë llogarinë e kompanisë Tesla në Twitter

Teknologji

Hakerët rrëzojnë llogarinë e kompanisë Tesla në Twitter

Më: 27 prill 2015 Në ora: 15:33

Kompania më e përfolura për vetura në botën e teknologjisë, Tesa Motors, ka pësuar një sulm kibernetik në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter. Megjithatë nuk ishte vetëm llogaria në Twitter, drejtori ekzekutiv i kompanisë Elon Musk ka qenë gjithashtu viktimë e këtij sulmi.

Mbetet ende e pa qartë se kush qëndronte pas këtij sulmi, por pas hakimit në llogarinë e kompanisë Tesla në Twitter është shfaqur një mesazhe në të cilin shkruhej se tani kjo llogari është nën udhëheqjen e @chf060 dhe @rootworx , të cilët njëkohësisht kishin ndryshuar edhe emrin e llogarisë së Tesla në #RIPPRAGANG.

Përdoruesi i llogarisë @rootworkx ka njoftuar që ka pranuar një numër të madh thirrjesh për një veturë nga Tesla duke mohuar gjithashtu lidhjen me sulmuesit kibernetik.

Sidoqoftë, pas një ore, llogaria e drejtorit ekzekutiv të kompanisë si dhe llogaria e kompanisë në Twitter janë kthyer nën kontrollin e pronarëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat