Lenovo K80, telefoni i dytë në botë me 4GB RAM

Teknologji

Lenovo K80, telefoni i dytë në botë me 4GB RAM

Më: 25 prill 2015 Në ora: 12:51

Asus Zenfone 2 është telefoni i parë në botë me 4GB RAM, por tani nuk është i vetmi telefon që posedon një sasi të tillë të memories. Me prezantimin e telefonit K80, edhe Lenovo i është bashkangjitur kompanisë Asus.

Ashtu si Zenfone 2, telefoni K80 ka procesor 64-bit nga Intel Atom, ekran 5.5 inç, kamerë prapa 13 megapiksel, bateri 4.000 mAh dhe platformë Android 5.0 Lollipop. Lenovo K80 do të jenë në dispozicion me një çmim prej 290 dollarë, por nëse nuk dëshironi të paguani një shumë të tillë, kompania ofron edhe versionin e lirë që bartë vetëm 2GB RAM.

Derisa ZenFone 2 sapo ka filluar të zgjerohet, Lenovo K80 është aktualisht në dispozicion vetëm në Kinë, por do të përhapet edhe në disa vende të tjera më 30 Prill.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat