Turing Phone është më i fortë se çeliku dhe shumë i sigurt (Foto)

Teknologji

Turing Phone është më i fortë se çeliku dhe shumë i sigurt (Foto)

Më: 24 prill 2015 Në ora: 20:56

Kompania Turing Robotic Industries, emri i të cilës na kujton matematicienin britanik Alan Turing, prezantoi një telefon inteligjent që është më i fortë se çeliku. Telefoni është projektuar nga themeluesi i kompanisë, S.Y.L. Chao. Ai është pajisur me një teknologji komunikimi të koduar dhe një lexues digjital të shenjave të gishtërinjve, duke e bërë telefonin shumë të sigurt.

Turing Phone nuk është i sigurt vetëm në anën e brendshme, por edhe të jashtme. Anësoret e pajisjes janë krijuar me “liquidmorphium”, një material që është më i fortë se çeliku ose titani. Përveç këtij materiali, telefoni inteligjent ka në përbërjen e tij alumin, qeramikë dhe plastik.

Telefoni fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 801 me katër bërthama dhe operon me sistemin Android 5.0 Lollipop. Kamera parësore është 13 megapikselë, ndërsa kamera dytësore është 8 megapikselë. Ekrani është 5.5 inç me rezolucion 1080×1920 pikselë. Telefoni ofron lidhjen LTE dhe do të ketë 64GB ose 128GB hapësirë të brendshme.

Versioni me 64GB do të kushtojë 740 dollarë, ndërsa modeli tjetër me 128GB do të shitet për 870 dollarë. Telefoni do të dalë në treg më 10 gusht, porositjet për të do të nisin më 9 korrik.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat