Lenovo sjell modelin e ri K80 me 4GB RAM

Teknologji

Lenovo sjell modelin e ri K80 me 4GB RAM

Më: 24 prill 2015 Në ora: 16:05

Lenovo duket se këtë herë do të bëjë të mundur sjelljen në treg të telefonave me 4GB RAM, që më parë ishte realizuar vetëm nga Asus. Modeli i ri i cili do të ketë këto karakteristika është Lenovo K80.

Modeli i ri Lenovo do të ketë ekranin me 5.5-inç në full-HD, procesorin 1.8GHz 64-bit Intel Atom CPU, 4GB RAM, 64GB memorie të brendshme, kamerën e pasme me 13MP me OIS, lidhjen për LTE, baterinë me 4,000mAh, hollësinë e pajisjes me 8.5mm si dhe dy variantet e ngjyrave.

Ndërkohë akoma nuk dihet se kur ky model do të vijë në treg dhe se sa do të jetë çmimi i tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat