Xiaomi prezanton modelin e ri të telefonit - Mi 4i

Teknologji

Xiaomi prezanton modelin e ri të telefonit - Mi 4i

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:32

Xiaomi ka prezantuar telefonin e saj më të ri - Xiaomi Mi 4i që do të vijë me ekranin prej 5 inç në Full HD dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.

Modeli i ri i telefonit - Xiaomi Mi 4i ofron edhe procesorin octa core 64-bit Qualcomm Snapdragon 615 bashkë me 2GB RAM.
Karakteristikat tjera të telefonit të ri të kompanisë së famshme kineze përfshijnë edhe 16GB memorie të brendshme, si dhe baterinë me 3120 mAh.

Mes tjerash, Xiaomi Mi 4i sjell edhe kamerën e përparme me 5MP, atë të pasmen me 13MP, opsionin për dy kartela 4G, Bluetooth, WiFi, Android 5.0 dhe MIUI 6.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat