Mbi 800 milionë njerëz në 9 shtete kanë përfituar nga Internet.org

Teknologji

Mbi 800 milionë njerëz në 9 shtete kanë përfituar nga Internet.org

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:09

Nga iniciativa Internet.org e Facebook-ut, që ka si qëllim sjelljen e internetit tek 5 miliardë njerëz në të gjithë botën, kanë përfituar deri tani 800 milionë njerëz në 9 shtete.
“Ne kemi ofruar shërbimet më bazike të internetit tek më shumë se 800 milionë njerëz në 9 shtete, vetëm këtë tremujor, në Indi, Kolumbi, Gana, Guatemala dhe Filipine,” deklaroi Zuckerberg gjatë konferencës që zhvilloi dje, ku zbuloi rezultatet financiare të kompanisë gjatë tremujorit të parë.

Ai shtoi gjithashtu se mbi 7 milionë njerëz, që nuk kanë pasur internet më parë, tani mund të hyjnë në internet duke përdorur shërbimin Internet.org. “Këtë vit presim të lidhim edhe më shumë njerëz,” tha ai.

Projekti Internet.org është përballur me shumë probleme, sidomos në Indi, ku shumë kompani partnere janë kundër iniciativës Internet.org dhe janë pro neutralitetit të internetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat