Lenovo A5000 modeli më i ri në treg

Teknologji

Lenovo A5000 modeli më i ri në treg

Më: 23 prill 2015 Në ora: 17:58

Lenovo për të gjithë adhuruesit e markës së saj sjell modelin më të ri telefonin inteligjent A5000 në Rusi.

Lenovo A5000 është një telefon i cili përmban ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë IPS dhe fuqizohet nga procesori MediaTek MT6582 SoC me katër bërthama me shpejtësi 1.3GHz, së bashku me 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme. Në anën e pasme ka kamerë 8 megapikselë me vetë-fokusim dhe blic LED, ndërsa në anën ballore ka kamerë 2 megapikselë.

Pajisja operon me sistemin Android 4.4 Kitkat, ka dy vende për karta SIM mbështet rrjetin 3G në njërën kartë dhe ofron veçori të tjera të lidhjes, si Wi-Fi, Bluetooth 4.0, FM Radio dhe GPS.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat