Një shtetas amerikan shkrepi 8 plumba në kompjuterin e tij Dell pas problemeve që shfaqte me “ekranin blu të vdekjes”

Teknologji

Një shtetas amerikan shkrepi 8 plumba në kompjuterin e tij Dell pas problemeve që shfaqte me “ekranin blu të vdekjes”

Më: 23 prill 2015 Në ora: 09:04

Një shtetas amerikan u shpreh se nuk është penduar aspak që shkrepi 8 plumba në desktopin e tij Dell pavarësisht se u gjobit për këtë gjest.

“Më erdhi në maje të hundës”, tha 38 vjeçari për Ars Technica. Sipas shpjegimeve të tij, kompjuteri Dell po vuante nga “ekranet blu të vdekjes” që janë karakteristike në rastet e dështimit të sistemit operativ si pasojë e infektimit nga një maluer apo ndonjë driver i përshtatshëm.

Menjëherë rrëmbeu pistoletën e tij 9 mm që kishte blerë në Craiglist dhe i dha udhën të gjithë plumbave për tek kompjuteri i tij.

“Ishte qetësuse pasi shfryva gjithë inatin” u shpreh ai për Los Angeles Times. 38 vjeçari pranoi se kjo ishte një “vrasje” me paramendim sepse donte të sigurohej që “dikush” nuk ishte brenda atij desktopi që po tallej me të.

Policia e Kolorados e dërgoi në rajon për ta marrë në pyetje nën akuzën e përdorimit të armëve në ambjente publike. Me shumë gjasa do të “hajë” një gjobë të mirë ndërsa pistoleta 9 mm u konfiskua nga policia. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat