Shfaqet smartfoni më i hollë në botë (Video)

Teknologji

Shfaqet smartfoni më i hollë në botë (Video)

Më: 23 prill 2015 Në ora: 00:37

Smartfoni i kompanisë Oppo, R7, është shfaqur në internet, dhe të dhënat e shfaqura sugjerojnë se ky mund të jetë një konkurrent për smartfonët më të hollë në botë.

Kjo pajisje Android me ekran më të trashë, thuhet se do të jetë më e hollë se sa modeli Oppo R5 (4.85mm).

Videoja për këtë smartfon është publikuar nga Mobile-Dad, në të cilën shihet se kamera e spikatur e modelit R5 është eliminuar.

Efekti i ekranit të trashë është rezultat i xhamit të lakuar në skajet e këtij smartfoni, i cili përthyen dritën që të krijojë iluzionin e një ekrani buzë-për-buzë.

Sa i përket pjesës harduerike, spekulohet se Oppo R7 posedon procesorin 64-bit Octa-Core MediaTek MT6795 dhe kamerën e pasme prej 20.7 MP.

Kompania Oppo pritet që në të ardhmen e afërt të prezantojë zyrtarisht konkurrentin për smartfonët më të hollë në botë, R7.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat