Nokia mund të krijojë një telefon të ri në vitin 2016

Teknologji

Nokia mund të krijojë një telefon të ri në vitin 2016

Më: 20 prill 2015 Në ora: 21:40

Pasi Microsoft bleu Nokia-n, kompania u nda në tri divizione: divizioni i rrjetit që është më fitimprurësi, divizioni i hartave të Nokia-së, Here, dhe i fundit është divizioni i pajisjeve të Nokia-së.

Nokia nënshkroi një marrëveshje me Microsoft-in që e detyron kompaninë të mos krijojë telefona inteligjentë me logon e saj deri në tremujorin e tretë të vitit 2016. Pas vendosjes së marrëveshjes me Microsoft-in, Nokia ka krijuar deri tani vetëm një pajisje me logon e saj, tableti Nokia N1. Vetëm nga fundi i vitit 2016, kur të përfundojë edhe kontrata, Nokia do të mund të krijojë telefona me markën e saj.

Gazeta prestigjioze Re/code ka mësuar nga disa burime të afërta me kompaninë se Nokia do të rikthehet tek tregu i konsumatorëve në vitin 2016. Kompania do t’i bashkohet tregut të telefonave inteligjentë si dhe të produkteve të tjera, një prej të cilëve do të jetë realiteti virtual. Nokia do të projektojë telefona të rinj, por që do të prodhohen dhe shiten nga kompani të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat