WhatsApp nuk di të ndalet, numëron 800 milion përdorues aktivë

Teknologji

WhatsApp nuk di të ndalet, numëron 800 milion përdorues aktivë

Më: 19 prill 2015 Në ora: 09:46

Aplikacioni i platformës së komunikimit WhatsApp tashmë përdoret çdo ditë nga 800 milion përdorues në të gjithë botën. Të paktën kështu u shpreh themeluesi Jan Knoum.

Ky aplikacion tashmë zotëron 100 milion më shumë përdorues aktivë sesa në fillimi të 2015 kur numëron 700 milion përdorues aktivë. Kjo platformë po përhapet me shpejtësi ndërsa një muaj më parë dyqani i aplikacioneve të Google shfaqte më shumë se 1 miliard shkarkime të aplikacionit.

Por kohët e fundit mbërriti një funksionalitet mjaft i rëndësishëm dhe i shumëpritur në WhatsApp, thirrjet me zë. Rrjeti social shpenzoi 22 miliard dollar për këtë shërbim në Shkurt të vitit që lamë pas dhe për analistët dukej një shpenzim i tepër por që nuk rezultoi i tillë. Facebook ka investuar fuqishëm edhe në shërbimin Messenger të saj për ta bërë atë një platformë të mirëfishtë shërbimesh dhe argëtimi. Facebok Messenger zotëron 600 milion përdorues aktivë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat