Shtyhet debutimi zyrtar i orës inteligjente Apple Watch për në Qershor

Teknologji

Shtyhet debutimi zyrtar i orës inteligjente Apple Watch për në Qershor

Më: 18 prill 2015 Në ora: 23:33

Nëse kishit planifikuar të blinit të Apple Watch në një nga dyqanet e Apple në 24 prill, atëherë po ju themi se duhet të prisni akoma më shumë. Kompania Apple ka ndryshuar planet e saj përsa i përket sjelljes në treg të kësaj pajisje të premten e javës që vjen. Ju do të keni mundësi ta porosisni atë online ose mund të rezervoni një takim në dyqanet Apple Store për të blerë një të tillë në momentin që ajo do të hidhet në treg. Por ka shumë mundësi që ju të prisni deri në muajin qershor për ta pasur Apple Watch në kycin tuaj.

Zëdhënësi i Apple nuk deshi të komentonte mbi arsyet që sollën këtë vonesë. Por nuk ka dyshim që kjo është shkaktuar nga një mungesë në furnizim. Kompania Slice Intelligence raportoi se vetëm gjatë ditës së parë të lancimit në Shtetet e Bashkuara u porositën më pak se 1 milion Apple Watch, një sukses i vërtet ky i këtij produkti.

Nuk është hera e parë që Apple përballlet me vonesa në procesin e prodhimit apo furnizimit. Kjo ka ndodhur sidomos kur kompania ka sjellë në treg versione të ridizenjuara të iPad-ëve apo iPhonë-ve. Për Apple Watch, e cila përbën një linjë produktesh tërësisht të re, ishte parashikuar një vonesë e tillë duke marrë parasysh dhe faktin e porositjeve të mëdha të marra për këtë produkt. Furnizuesit duhet të ndërtojnë komponent të rinj për këtë orë duke qënë se nuk ka pjesë ekzistuese të përdorura më parë për të. Apple bëri të ditur lajmin për shtyrjen e hedhjes në treg të kësaj ore ne faqen e saj zyrtare në të cilën fshiu datën 24 prill si ditën kur Apple Watch do të ishte e disponueshme në treg. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat