Si do të duket kompjuteri i ardhmërisë? (Video)

Teknologji

Si do të duket kompjuteri i ardhmërisë? (Video)

Më: 16 prill 2015 Në ora: 00:45

Dhjetë vjet mbrapa pothuajse të gjithë celularët i përdornim në mënyrë të ngjashme, me ndihmën e tastierës fizike, ndërsa sot kjo zëvendësohet me një ekran të madh me prekje dhe tastierë virtuale.

dhe disa kompjuterëve portativ që vijnë me ekrane të tilla, ndërsa numri i monitorëve klasik me ekrane në prekje dita-ditës rritet.

„Hewlett-Packard“ paraqiti kompjuterin e ardhmërisë i cili aspak nuk ka mi dhe tastierë, por ai komandohet krejtsisht me ekran në prekje, por edhe ekran shtesë me prekje i cili përdoret si tastierë virtuale.

„Model Sprout“, përveç mënyrës interesante të komandimit, është specifik edhe me atë që vjen së bashku me projektor i cili gjendet nën ekran, ka katër kamera dhe skaner i cili mund të skanojë sende 2D dhe 3D. Pas skanimit të objekteve 3D, përdoruesit mund të manipulojnë me ato objekte, ta lëvizin ekranin dhe ta përdorin në aplikacione.

Sa i përket kompjuterit, ai është model all-in-one (nuk ka shtëpizë klasike, por të gjitha komponentët gjenden në monitor), punon me "Intel Core i7" procesor, ka 1 TB hapësirë për ruajtje të të dhënave dhe vjen me versionin më të ri të "Windows"-it.

HP Sprout do të jetë në shitje nga 9 nëntori në Amerikë, ndërsa çmimi i tij do të jetë 1.900 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat