Kina lëshon një satelit të ri me qëllim ruajtjen e lëvizjeve të çdo personi që bën gjatë gjithë jetës së tij

Teknologji

Kina lëshon një satelit të ri me qëllim ruajtjen e lëvizjeve të çdo personi që bën gjatë gjithë jetës së tij

Më: 31 mars 2015 Në ora: 20:07

Kina ka lëshuar me sukses një satelit të ri në hapësirë mbrëmjen e së hënës.

Sateliti me teknologji të re, i ndërtuar nga koorporata ajrore e shkencës dhe teknologjisë kineze, u lëshua rreth orës 21:25 nga qendra e satelitëve Xichan në jugperëndim të vendit, në provincën Sichuan.

Ai është sateliti i 17-të për sistemin e satelitëve Beidoum, i njohur ndryshe si BDS dhe lëshimi i tij në hapësirë gjithashtu shënon fillimin e zgjerimit global të aktivitetit të sistemit të satelitëve Beidoum.

“Performanca e satelitit është përmirësuar trefish krahasuar me herët e tjera. Me pak fjalë , ofron shërbime më të mira për përdoruesit globalë dhe saktësia e navigimit pritet të arrijë nga 2 deri në 3 metra,” deklaroi Ran Chengqi, drejtor i zyrës së menaxhimit në sistemin e navigimit satelitor të Kinës.

Sateliti i parë i ngritur nga Kina në hapsish ka qenë në vitin 2000 duke vijuar më pas deri në 2012 me përmirësimin e teknologjisë së tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat