10 aplikacionet më të mira të muajit Mars

Teknologji

10 aplikacionet më të mira të muajit Mars

Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:11

Këtë muaj me këtë përzgjedhje aplikacionesh jemi përpjekur të shënjestrojmë disa nga interesat tuaja duke vënë në plan të parë aplikacionet më të spikatura të fushave të ndryshme që nga vënja në provë e mendjes gjer tek zbavitja e fëmijëve tuaj. Aplikacionet janë të disponueshëm në Android, iOS dhe iPad.

Peak Brain Training
Në Peak Brain Traning ju mund të luani një seri mini-lojrash cdo ditë, të sforconi mendjen tuaj dhe të testoni aftësitë tuaja. Deri më tani ky aplikacion ka qënë një sukses i vërtetë në platformën iOS, por së fundmi ai është bërë i disponueshëm dhe për pajisjet Android falas.

Do Button by IFTTT
Do Button mund të jetë një nga aplikacionet më të domosdoshme në pamjen e parë të smartfonit tuaj. Me anë të këtij aplikacioni, vetëm me tre hapa të thjeshtë mund të aksesoni veprimet tuaja të shpeshta si shkrimi i një emaili apo navigimi në një rrjet social. Bëhet fjalë për një aplikacion që të gjithë përdoruesit e një pajisje Android apo iOS mund ta kenë falas.

iA Writer
iA Writer ka qënë një aplikacion tepër i preferuar nga ata që kanë pasion shkrimin në platformën iOS. Por tanimë ky aplikacion është bërë i disponueshëm dhe për pajisjet Android kundrejt një çmimi prej 3.99$. Ndërtimi i këtij aplikacioni ju mban të fokusuar në atë që jeni duke shkruar që të jeni tepër efikas gjatë kësaj kohe.

LinkedIN Connected
Aplikacioni normal LinkedIN mund të ruajë dhe tu paraqesë të tjerve CV-në tuaj por si mund të jetë ai më i dobishëm për smartfonin tuaj? LinkedIN Connected është një vegël e cila do t’ju ofrojë komunikim me kontaktet tuaja dhe do t’ju njoftojë për takimet tuaja të afërta. Këtë aplikacion mund ta gjeni falas në dy platformat kryesore; iOS dhe Android.

Glow Nurture
Nëse jeni duke pritur një fëmijë, Glow Nurture është një nga aplikacionet që patjetër duhet ta keni. Ai është i aftë të masë peshën, aktivitetin, shëndetin tuaj. Përveç kësaj Glow do t’ju njohë me disa këshilla të cilat demostrohen nga foto të ndryshme. Ky aplikacion është i dispoueshëm si në iOS ashtu dhe në Android kundrejt asnjë pagese.

Anorak App
Në formën e tij të printuar, Anorak është një revistë e mrekullueshme për fëmijë që më tepër fokusohet tek historitë se sa tek pamja e jashtme. Dhe aplikacioni është po aq zbavitës dhe edukativ sa kjo revistë, i dizenjuar për të zhvilluar kreativitetin e fëmijëve tuaj. Anorak App mund të blini për 2.99$ në App Store. E keqja qëndron në faktin se ky aplikacion është i disponueshëm vetëm në pajisjet iPad.

Hop- Email Messenger
Nëse keni pasur gjithmonë dëshirë që e-mail-i të jetë jetë shumë i ngjashëm me mesazhet, Hop padyshim është aplikacioni që ju duhet. Hop i shëndrron emailet tuaja në biseda të thjeshta komunikimi ku përfshihen dhe opsione si dërgimi i fotove, dokumenteve, live chat dhe telefonatat zanore. Dhe të gjitha këto janë falas për përdoruesit e pajisje Android dhe iOS.

The Noise App
Vuani nga fqinjët e zhurmshëm? Noise App mund të përgjojë dhe të identifikojë se çfarë ju mban juve zgjuar. Këto informacione që mbledh më pas dërgohen në këshillin e pallatit tuaj apo përgjegjësin e tij. Në këtë mënyrë ju do të keni prova konkrete ndaj fqinjëve tuaj bezdisës. Këtë aplikacion mund ta gjeni falas në App Store dhe në Play Store.

Prezi
Prezi cilësohet si një nga veglat më të mira të prezantimit online. Bëhet fjalë për një version cloud të Power Point. Ky aplikacion shoqërues ju lejon të navigoni në prezantimet tuaja apo ti dërgoni ato diku tjetër. Prezi mund të shkarkohet falas në çdo pajisje Android dhe iOS.

ASAP54
ASAP54 është një ndër aplikacionet e shumta që ofrohen sot në treg të cilat kanë si qëllim blerjet nga smartfoni juaj pa qënë nevoja të dilni në rrugë. Ky aplikacion është më tepër i fokusuar tek femrat dhe i lejon ato të kërkojnë për një produkt të caktuar duke përdorur fjalë kyçe ose imazhe. Të apasionuarit pas blerjeve mund ta shkarkojnë këtë apliakcion falas në çdo pajisje Android dhe iOS. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat